Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare maqedonase “Ilinden” (2 gusht), do të fal 58 persona që gjenden në burgje.
Njëzet të dënuar kanë marrë falje prej 3 muajve, nëntë të dënuarve do t’u falen 4 muaj dhe gjashtë të dënuar do të lirohen nga vuajtja e dënimit prej gjashtë muajve.
Në listën e presidentit që është publikuar në Gazetën Zyrtare, janë edhe tre të dënuar me vrasje, të cilët dënimin e kanë vuajtur në burgun e Idrizovës.
Të burgosurit tjerë që do të falen nga presidenti, janë të dënuar për vjedhje dhe mashtrim, përcjell Telegrafi.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...