Ndërsa Prokuroria Publike nuk jep kurrfarë të dhënash për të ndaluarit e rinj eventual dhe për masat e ndërmarra ndaj autorëve të dhunës në 27 prill në Kuvend, njëri nga tre organizatorët e protestave, Igor Durllovski, është dekoruar nga presidenti Gjorge Ivanov për merita për Maqedoninë. Durllovski mirënjohjen e mori në emër të Operas dhe Baletit të Maqedonisë.
Në postimin e presidencës në faqen e facebookut tha se Durllovski u dekorua për prezantimin dhe promovimin e Maqedonisë në fushën e operas dhe baletit, duke kontribuar në këtë mënyrë për pasurimin e kulturës maqedonase.
Në ndarjen e dekoratës për merita organizatorit të protestës, përkrah presidentit Ivanov ishte edhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kancveska Milevska, e cila natën e 27 prillit ishte gjithashtu përkrah personave të cilët me dhunën uzurpuan sallën e Kuvendit, madje ajo përshëndetej gjatë gjithë kohës me sulmuesit dhe personat me maska në fytyrë.
Durllovski është njëri nga tre organizatorët dhe udhëheqësit e protestave të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët mbrëmjen e së enjtes kulminoi me rrahje masive të deputetëve të shumicës së re parlamentare brenda ambienteve të Kuvendit.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj