As programi i Qeverisë së re i prezantuar nga LSDM-ja, nuk e ka bindur kreun e shtetit Gjorge Ivanov për të dhënë mandatin për formimin e ekzekutivit. Nga Kabineti i Presidentit kanë thyer heshtjen disa ditore duke njoftuar se akoma nuk janë mënjanuar pengesat për dhënien e mandatit, që aludon në mos-heqje dorë nga zbatimi i disa prej kërkesave nga Deklarata e partive shqiptare.
Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e shpallur para qytetarëve më 1 mars të këtij viti. Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë akoma nuk janë tejkaluar –thanë nga Kabineti i Presidentit.
Për LSDM-në, pengesa e vetme janë Ivanov dhe Gruevski. Partia e Zaevit nuk bën me dije nëse partitë që formojnë shumicën do të marrin iniciativë për thirrjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kreut të saj por paralajmërojnë vazhdim të konsultimeve mes palëve.
Pengesat e vetme në këtë moment në Maqedoni janë pikërisht Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski. Ivanov duhet të ndërpresë prolongimin sepse në këtë mënyrë e mbron Gruevskin dhe udhëheqësinë kriminele nga zbatimi i vullnetit të shumicës së qytetarëve që të formohet një Qeveri e re dhe reformuese. Sa më shpejt të japë mandatin për të cilin nuk ka pengesa, aq më shpejt do të stabilizohet vendi. Ne paralajmëruam konsultime me partitë që përfaqësojnë shumicën parlamentare, që të vazhdohet séanca konstituive e Kuvendit – deklaroi Petre Shilegov, zëdhësi i LSDM-së.
VMRO-DPMNE-ja vazhdon të dënojë ashpër marrëveshjen mes palëve për avancimin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e disa kërkesave të tjera të palës shqiptare. Partia e Gruevskit, zgjidhjen e sheh te heqja dorë nga platforma ose zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
VMRO-DPMNE fton LSDM-në të heqë dorë nga platforma e Tiranës dhe realizimi i elementeve që përmban ajo. Nëse LSDM-ja e bën këtë, do t’i japim mbështetje Zoran Zaevit të formojë Qeveri. Zgjidhje e dytë për dalja nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato lokalet – njoftuan nga VMRO-DPMNE.
Partitë politike shqiptare vazhdojnë të mbeten të heshtura në këtë aspekt. Programin e Qeverisë të prezantuar nga LSDM-ja ata e konsiderojnë si version fillestar dhe sugjerimet e tyre pritet t’i japin pas marrjes së mandatit. BDI-ja ka kundërshtuar hapur vetëm moszbatimin e dygjuhësisë në bankënota dhe uniforma, gjë e cila sipas LSDM-ja, nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...