Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u dërgoi urim të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.
“Më paraqet kënaqësi të posaçme në këto ditë festive t’ju uroj festën e madhe të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet. Duke festuar Krishtlindjet, ne përkujtohemi për një nga momentet më të mëdha të historisë – ditën kur djali i Zotit për shkak të dashurisë ndaj njerëzimit u mishërua dhe u bë njeri. Lindja e Krishtit – si një nga ditët më të ndritshme dhe më të lartësuara në krishterim duhet të na nxisë drejt mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjelltë si kusht për sukses të shoqërisë. Me atë mendim dërgoj dëshira të sinqerta për paqe, dashuri dhe bashkim, sepse vetëm ashtu do të arrijmë të ndërtojmë të ardhme prosperuese dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë”, theksohet në urimin e Ivanovit për Krishtlindjet.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...