Google ADS

Ivanov u takua me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski

08:50 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti Maqedonisë, Gjorge Ivanov është takuar mbrëmë me ish-kryeministrat Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, dhe Emill Dimitriev ish kryeministër në fuqi deri ditën e djeshme.

Ai ka shprehur pritje se VMRO-DPMNE-ja si partia më e madhe opozitare, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të japë kontribute në proceset për realizim e qëllimeve strategjike, si dhe ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“Presidenti Ivanov iu falënderua të dy ish-kryeministrave për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se në periudhën e kaluar Qeveria e Republikës së Maqedonisë investoi përpjekje të mëdha për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Presidencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme