Ekspertët e çështjeve kushtetuese në Maqedoni thonë se vendimi i presidentit ka qenë kryekëput antikushtetues. Ata madje kanë kërkuar që Ivanovi ta zhbëjë këtë vendim sa më parë dhe pas dështimit të Gruevskit për ta formuar qeverinë mandati t’i kalohet LSDM-së.
Ndërkohë, politologët atje thonë se në ditët në vijim mund të vijnë skenarë të errët në Maqedoni
Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, për ta formuar qeverinë e re konsiderohet të jetë antikushtetues dhe antidemokratik. Përfaqësues të LSDM-së kanë thënë për “Zërin” se Ivanov u ka shpallur luftë shqiptarëve në Maqedoni, megjithëkëtë, ata konsiderojnë se shqiptarët nuk do të humbasin asnjëherë.
Nga ana tjetër, ekspertët e çështjeve kushtetuese në Maqedoni thonë se vendimi i presidentit ka qenë kryekëput antikushtetues. Ata madje kanë kërkuar që Ivanov ta zhbëjë këtë vendim sa më parë dhe pas dështimit të Gruevskit për ta formuar qeverinë, mandati t’i kalohet LSDM-së. Ndërkohë, politologët atje thonë se në ditët në vijim mund të vijnë skenare të errëta në Maqedoni. Me veprimin e Ivanovit, sipas tyre, shqiptarët kanë marrë një goditje aq të fortë, saqë nuk e kishin marrë as në konfliktin e para 16 vjetëve.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...