Ivanov: Të sundohet nuk do të thotë që të grabitet

21:01 | 7 Shkurt 2019
A. B.

Protestat janë pasqyrim i krizës së udhëheqësisë gjithkund në botë. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat, ka theksuar sot presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në sesionin presidencial të Samitit të 22-të Ekonomik të Euroazisë, që po mbahet në Stamboll.

Në sesionin presidencial u debatua në temën “Popullzimi: ringjallje e koncepteve të reja në botë për shkak të dobësimit të demokracisë liberale. A janë popullzimi dhe racizmi shkak për fillim të konflikteve të reja?”.

“Ivanovi ka folur për thelbin, motivet, por edhe qëllimet e popullzimit i cili sot është gjithnjë e më i pranishëm, ndërsa gjatë kësaj foli edhe për jelekët e verdhë në Francë dhe theksoi gjendjet aktuale në Britani, Venezuelë, Gjermani”, kumtoi Kabineti i presidentit.

“Njerëzit të cilët i shohim se si protestojnë nëpër rrugë dhe sheshe nuk janë kategori e saktë e qytetarëve, por njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë të cilëve elitat globale me politikat e saja ia morën të ardhmen, ndërsa shumë personave ua shkatërruan edhe jetët”, ka thënë Ivanov.

Presidenti ka folur për rolin e elitës udhëheqëse dhe nevojës për pushtet stabil.

“Pushteti i tillë stabil asnjëherë fuqinë e tij nuk e tërheq nga fuqia dhe represioni, por nga autoriteti dhe respekti i mendimit publik, gjegjësisht vullneti i qytetarëve. Të sundohet nuk do të thotë që të grabitet ose të merret fuqia, por që qetë të zbatohet. Bëhet fjalë për kryengritje të vërtetë të qytetarëve kundër autoritetit të institucioneve evropiane, por edhe kombëtare, të cilat në emrin e agjendës neoliberale dhe fitimit të zhveshur e shndërruan klasën e mesme evropiane në shoqëri pa të ardhme”, ka theksuar presidenti.

Elitat globale, vlerëson Ivanov, veçanërisht i shqetëson trendi kur demokratët e deri mbrëmshëm pasi morën pushtetin i kërcënojnë themelet e demokracisë.

Në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Turqisë, presidenti Ivanov do të mbajë ligjëratë në Fondacionin për arsim, kulturë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor “Deti i Zi”./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme