Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, u takua me Kryeministrin Zoran Zaev, dhe Ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, por jo edhe me Kryetarin e Shtetit Gjorgje Ivanov.
Nga kabinet i Kryetarit Ivanov, në pyetjen e TV Novës se pse Kryetari nuk është takuar me Komandantin e lartë të NATO-s, u përgjigj se këto ditë kanë qenë të vetmet në agjendën e pushimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë njoftimit të vizitës të Komandantit të komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti në Republikën e Maqedonisë, nga ana e kabinetit të Kryetarit është thënë se ato janë të vetmet ditë, kur Kryetari i Republikë së Maqedonisë, na përputhshmëri me agjendën e tij, është në pushim”, shkruan në përgjigjen e kabinetit të Kryetarit të Shtetit.
Kjo ishte vizita e dytë e delegacionit të lartë të NATO-s në Maqedoni, e cila nuk takohet me Kryetarin e Shtetit. Më 25 korrik, delegacioni i NATO-s i udhëhequr nga drejtori për partneritete evropiane dhe globale të NATO-s, erdhën në Shkup që të fillojnë bisedimet, me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.
Për herë të fundit Ivanovi kishte takime me delegacion nga NATO-ja në fillim të këtij viti kur në vizitë në Maqedoni ishte Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltengberg.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton