Ivanov sërish refuzon të nënshkruajë Ligjin për Gjuhën Shqipe

22:37 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Ligji për gjuhët u kalua në Kuvendin e Maqedonisë kurse Gjorge Ivanov tani duhet vetëm formalisht që ta nënshkruajë. Por, ai ka thënë se nuk e nënshkruan këtë ligj, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Si kryetar i shtetit këtë nuk do ta lejoj. Për këtë, nuk do të nënshkruaj një ligj të sjellë në këtë mënyrë. Në këtë ligj është keqpërdorë flamuri i BE-së, ligj pa debat është sjellë ndërsa debati përmbahej nga vërejtjet e mija. Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk më lejojnë të votoj këtë ligj” thuhet në njoftimin e presidencës.

I njëjti edhe në janar nuk pranoi që të nënshkruaj këtë ligj. Këtë herë nënshkrimi i tij është vetëm procedurë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme