Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës, H.E. Gjergj Dedaj, Ivanov tha se Maqedonia, në frymën e fqinjësisë së mirë, është e gatshme për bashkëpunim të përkushtuar dhe të plotë me të gjitha vendet fqinjë, përfshirë edhe me Republikën e Kosovës, dhe shprehu shpresën për dialog të vazhdueshëm në çështjet bilaterale me interes të përbashkët dhe bashkëpunimit brenda kuadrit të organizatave rajonale dhe organizatave dhe iniciativave të tjera.
“Nga ana tjetër, unë jam gjithashtu i vetëdijshëm për sfidat e mundshme dhe çështjet e mbetura të hapura që mund të kenë një efekt destabilizues në rajonin tonë. Prandaj, unë besoj se koordinimi, qasja e ndershme dhe veprimi i përbashkët janë të nevojshme në trajtimin e sfidave dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha presidenti Ivanov.
Ndërsa ambasadori Dedaj shprehu besimin se bashkëpunimi i mëtejshëm dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë do të jenë prioritet i lartë në agjendën politike të të gjitha institucioneve të Kosovës.
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...