Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov refuzoi rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni duke mos lejuar liderin e opozitës të formojë qeverinë. Një gjë e tillë në rajon nuk ka ndodhur qysh nga rënia e Millosheviqit.
Kështu shkruan e përditshmja gjermane ‘Frankfurter’.
“Kjo është e mjaftueshme të kuptohet se sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit nuk funksionon mirë në vendet e Ballkanit. Por ajo që po ndodh aktualisht në Maqedoni nuk ka ndodhur që nga rënia e Sllobodan Millosheviqit, në vitin 2000 kur kreu i shtetit haptazi refuzoi t’i njoh rezultatet e zgjedhjeve”, thotë media në fjalë, transmeton lajmi.net.
Në artikullin e titulluar ‘Konfuzionet në Shkup’, thuhet se në kohën kur Ivanov u zgjodh president i Maqedonisë kishte mbështetjen e plotë nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevksi dhe partitë VMRO-DPMNE.
Duke analizuar kërkesat e caktuara në deklaratat e partive shqiptare në Maqedoni, ‘FAC’ vë në dukje se Gruevski dhe partia e tij janë kundër shpresës së shqiptarëve për të mbajtur pushtetin.
“Ata thonë se Maqedonia do përballet me shpërbërje në qoftë se ju përmbushen kërkesat. Pretendimet se në të ardhmen çdo maqedon duhet të mësoj gjuhën shqipe janë të rreme”, ka thënë Zaev për ‘Frankfurter’.
Ndërsa, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonisë i duhet një ndryshim i ndërgjegjes.
“Shqiptarët në Maqedoni janë një element përbërës e jo pakica. Maqedonia është një vend që përbëhet nga dy njësi ekonomike të barabarta, maqedonasëve dhe shqiptarëve. Në qoftë se nuk ka zbatim të marrëveshjes së Ohrit ne rrezikojmë të shpërthejmë. Çështja është se duhet parandaluar një fund katastrofal”, ka theksuar Rama.
Sipas gazetës gjermane, mbetet e paqartë nëse ndërhyrja e Ramës do të shkaktojë dëm në Maqedoni. “Por është e sigurt se Evropa nuk do të pranojë përpjekjet e Gruevskit se me ndihmën e presidentit do të parandalohet opozita nga marrja e pushtetit”.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...