Pengesat për përcaktim të mandatit akoma nuk janë larguar, thonë nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, pas thirrjeve nga LSDM-ja që Ivanov menjëherë t’ia ndajë mandatin Zoran Zaevit.
“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e parashtruar në fjalimin para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 1 mars të vitit 2017. Pengesat për përcaktim të mandatit për përbërje të qeverisë akoma nuk janë larguar, thuhet në qëndrimin e Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë.
Në fjalimin më 1 mars, kryetari Ivanov nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kërkoi publikisht dhe qartë ta hedhë poshtë dhe dënojë platformën e Tiranës, me të cilën, sipas shefit të shtetit, vihen në pikëpyetje interesat themelore shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
Sipas presidentit Ivanov, platforma e vendos Republikën e Maqedonisë në pozicion të nënshtrimit ose varësisë kundrejt shteteve të tjera, vendi është i shantazhuar, ndërsa uniteti, sovraniteti dhe pavarësia janë të rrezikuara.
“Derisa jam president i Republikës së Maqedonisë, nuk do t’i jap mandat asnjë personi asnjë partie, që angazhohet ose në programin e saj ka platformë për prishjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Sepse besoj thellë se këto janë vlera themelore, me të cilat askush nuk ka të drejtë të tregtojë. Dhe nuk mendoj të heq dorë nga ato”, deklaroi presidenti Ivanov më 1 mars.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka