Pasi vetëm dy minutash ku ua ktheu shpinën kryeministrit, Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov në rezidencën në Vodno, kryetari i shtetit Gjorge Ivanov nuk dashur të organizojnë takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, njofton gazetari i “TV 21”.
Ndërkohë, në Bullgari kishin ndodhur “lojëra të ngjashme” me Ivanovin, kur në çastin e fundit ai e anuloi takimin e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov në Sofje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njeriu i parë i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se pas miratimit të Ligjit për gjuhët, ka tentuar të caktoi takim me Ivanov, por siç thotë, nuk ka pranuar përgjigje rreth kërkesës së tij.
Sipas Xhaferit ka dy mundësi për thirrjen në referendum për marrëveshjen me Greqinë. Njëri version është ai si kryetar i Kuvendit, me propozim të deputetëve të thërrasin seancë për shpalljen e një referendumi, pa ndonjë datë se kur do mund të mbahet. Në atë rast referendumi me patjetër duhet të mbahet brenda 60 deri 90 ditëve, pas miratimit të kërkesës. Opsioni i dytë është të merret kërkesë me datë konkrete, ndërsa pastaj ai si kryetar i Kuvendit ta caktoj kohën për respektimin e afateve sipas parimeve kushtetuese.
Xhaferi duke u mbështetur në të gjitha deklaratat e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pret që opozita të dal në referendum.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...