Presidenti Gjorgje Ivanov mbetet në qëndrimet e tij për ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e tij, kanë thënë për MIA nga kabineti i presidentit.
Pas votimit për herë të dytë të Ligjit të gjuhëve në Kuvend, më 14 mars, presidenti Ivanov gjatë paraqitjes së tij tha se nuk do ta nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve pasi këtë nuk ia lejon ndërgjegjja dhe Kushtetuta. Ndërkaq, kryetari I Parlamentit Talat Xhaferi I ka bërë thirrje presidentit Ivanov që ta dekretojë Ligjin, pasi edhe kushtetuta e obligon Presidentin për një veprim të tillë.
Para disa ditëve edhe kryeministri Zoran Zaev tha se presidenti Ivanov duhet ta dekretojë Ligjin dhe të lejojë që ligji të jetësohet, ndërsa për të deklarohen edhe Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venedikut. Më 14 mars me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe pa debat rreth amendamenteve u miratua Ligji Gjuhëve . Për Ligjin votuan edhe 24 deputetë të komuniteteve jo shumicë.
Ligji i gjuhëve për herë të parë u votua më 11 janar dhe u rikthye sërish në Kuvend, pasi presidenti nuk e dekretoi. Sipas Kushtetutës Presidenti vetëm një herë ka të drejtë që të mos nënshkruajë ndonjë ligj./Gazeta Express
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...