“Republika e Maqedonisë po ballafaqohet me pengesën më të madhe që nga formimi i saj, ndërsa kjo është të mohojë të drejtën historike dhe të drejtën për vetëvendosje”.
Këtë e tha sot presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në ligjëratën e tij në Universitetin Vrocllav, në kuadër të vizitës së tij në Poloni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me Marrëveshjen e Prespës Greqia po na imponon emër të rij, do ta censurojë përmbajtjen e librave të fëmijëve tonë, do ta ndalojë të drejtën e qytetarëve që ta shprehin identitetin e tyre maqedonas. Po rregullohet edhe gjuha maqedonase”, tha mes tjerash Ivanov.
Ai tha se treguesi më i madh për vlerat e një kombi është, konsensusi rreth asaj që nuk është në shitje.
“Sot për fat të keq, për shumë përfitime për të cilat është luftuar po vendosen në pikëpyetje. Kanë ardhur gjenerata të cilat sikur harrojnë premtimin e Koneskit dhe kanë filluar të bëjnë tregti me ata që pretendojnë se e kanë çelësin e të kaluarës sonë”, tha Ivanov.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...