Google ADS

Ivanov: Korigjimi i kufijve në Ballkan, do të shkaktonte reagime negative

14:40 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot ka marrë pjesë në festën qendrore të 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, që u mbajt para Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ushtarëve ju tha se mbrojtja e vendit është një nga detyrat më të rënda, më me përgjegjësi, por edhe më krenarja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka ushtarë më të mirë se ata të Maqedonisë. Është nderi im të jem komandanti juaj. Ju them si komandant se nga shtetet e huaja kam dëgjuar vetëm lavdërime për ushtrinë tonë. Edhe pse Maqedonia akoma nuk është në NATO, ushtria e saj është e fortë. Ushtria jonë me vendosmëri është ballafaquar me gjitha vështirësitë dhe ka arsyetuar besimin tonë. Ne nuk kemi njollë të zezë për të cilën do të duhej të turpërohemi”, tha mes tjerash Ivanov në fjalimin e tij.

Presidenti i Maqedonisë iu referua edhe temës së shkëmbimit të territoreve në Ballkanin Perëndimore, duke thënë se harrohet leksioni se çdo plan për korrigjimin e territoreve shkakton reagime negative.

“Këto plane janë të rrezikshme për të cilat duhet të investohet. Për këtë qëllim investimi në mbrojtje duhet të jetë prioritet i qeverisë”, tha mes tjeras Ivanov.

Ai në fjalimin e tij shprehu falënderime për pjesëtarët e ARM-së, duke thënë se ata kanë ruajtur pavarësinë, paqen dhe stabilitetin në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme