Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot organizoi drekë tradicionale pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë.
Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, ambasadori i Sllovakisë, Henrik Markush, ambasador i Polonisë, Jeck Multanovski dhe ambasadori i Republikës Çeke, Miroslav Toman, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftuan nga Kabineti i Presidentit, Ivanov dhe ambasadorët kanë biseduar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, për gjendjen aktuale politike në vend, për procesin e integrimit në BE dhe NATO, si dhe për sfidat kyçe me të cilat ballafaqohen Bashkimi Evropian dhe kontinentin i Evropës.
Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se vendet kanë krijuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe dialog të vazhdueshëm politik të cilat bazohen në miqësinë e sinqertë, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë.
Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë e ka theksuar nevojën për trajtim korrekt të Republikës së Maqedonisë lidhur me respektimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.
“Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në këtë plan presim politika juaj e dyerve të hapura të ndihmojë në vlerësimin adekuat të progresit tonë”, ka thënë Ivanov./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...