Google ADS

Ivanov kërkon nga Qeveria mjete për zyrat që do t’i shfrytëzojë pas përfundimit të mandatit

12:37 | 10 Maj 2019
V. S.

Kabineti i presidentit në largim Gjorge Ivanov kërkoi nga Shërbimi qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta t’i jepen zyra të cilat do t’i përdorë pas përfundimit të funksionit, njofton AIM.

Nga Shërbimi qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta thonë se kërkesa me shkrim nga Ivanovi që arriti paradite do të miratohet. Bëhet fjalë për hapësira të zyrave që shefi aktual i shtetit i ka gjetur dhe kërkon që të lidhet marrëveshje për marrjen me qira të tyre.

Mandati i dytë i presidentit Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas ndërprerjes së funksionit, ai ka të drejtë të pensionit vlera e së cilës është e barabartë me vlerën e pagës që e merr presidenti i shtetit, ka të drejtën e hapësirës për zyrë dhe më së shumti tre bashkëpunëtorë. Ka edhe të drejtën e sigurimit personal, si dhe të drejtën e shfrytëzimit të automjetit dhe shoferit zyrtar.

Nga ish-presidentët, Branko Crvenkovski ka pension dhe kabinet të përjetshëm presidencial. Familja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, bashkëshortja e tij Vilma dhe fëmijët kanë të drejta të tjera të parapara me Ligj.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit, privilegjet e përjetshme një president mund t’i humbasë vetëm nëse shkarkohet me impiçment apo nëse Gjykata Kushtetuese gjatë mandatit konstaton se presidenti nuk është i aftë ta kryejë detyrën e tij./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme