Google ADS

Ivanov ka dy ditë afat, po hesht për dhënien e mandatit

10:47 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka edhe dy ditë afat për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, kreut të LSDM-së Zoran Zaevit.

Por, edhe pse ka vetëm dy ditë afat, nga kabineti i presidentit po vazhdojnë të heshtin dhe se ende nuk dihet nëse ai do të vendosë për dhënien e mandatit apo do të refuzojë.

Kutjojmë se sipas paralajmërimeve, Ivanov të enjten pasdite do të shkojë në një udhëtim zyrtar në Varshavë, ku do të promovojë librin e tij.

Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se do të vazhdojë procedurat dhe se qeveria do të formohet në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme