Presidenti i Maqedonisë Ivanov tha se institucionet si OKB, FMN, BB të formuara nga ana fituesve pas Luftës së Dytë Botërore kanë humbur efektivitetin e tyre
Në panel diskutimin me temë “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare”, në kuadër të Forumit të 5-të Global në Baku morën pjesë Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, Presidenti i Gjorgjisë Giorgi Margvelashvili dhe Presidenti i Letonisë Rajmonds Vejonis, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Maqedonisë Ivanov, në fjalimin e tij, tha se institucionet si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore (BB) të formuara nga ana fituesve pas Luftës së Dytë Botërore kanë humbur efektin e tyre dhe se këto institucione kanë ngelur në shekullin e 20-të.
Ai duke tërhequr vëmendjen në problemin e papunësisë në Evropë, theksoi se BE-ja duhet sërish të fitojë fuqinë e saj.
Nga ana tjetër Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç, duke tërhequr vëmendjen në problemin e terrorizmit në botë, tha se njerëz të pafajshëm janë viktima të terrorizmit.
Ai tha se uria dhe mjerimi janë probleme për njerëzimin duke theksuar në rëndësinë e bashkëpunimit të fuqive botërore përmes dialogut dhe tolerancës në zgjidhjen e problemeve.
Vujanoviç, gjithashtu pohoi se marrëdhëniet ndërkombëtare të cilat janë bazuar në vlerat njerëzore dhe pavarësinë e shteteve do të zhvillohen edhe më mirë, në rast se pushteti dhe interesat përdoren në mënyrë të drejt dhe kjo mund të sigurojë paqe.
Ndërsa Presidenti i Gjeorgjisë Margvelashvili tërhoqi vëmendjen në problemet vendit të tij me Rusinë.
“Fqinja jonë Rusia e cila posedon armë të fuqishme bërthamore në vitin 2008 okupoi një pjesë të vendit tonë. Para kësaj në vitet e 90-ta, Rusia kishte nxitur Gjeorgjinë. Edhe pse Gjeorgjia kontribuon në stabilitetin ndërkombëtar ishte viktimë në këtë çështje. Pasi që ishte okupuar Gjeorgjia shumë institucione kishin mbyllur sytë. Rusia më pastaj e okupoi Krimenë. Tashmë të njëjtin problem e përjeton Ukraina. Duhet dënuar politikat e këtilla të atyre që janë të fuqishëm ndaj fqinjëve të tyre të dobët”, tha Mergvelashvili.
Gjithashtu edhe Presidenti i Letonisë, Vejonis tha se janë për zgjidhjen paqësore të problemeve në rajon. “Problemet siç janë Malësia e Karabakut, Transnistria duhet të japim përpjekje për të zgjidhur problemet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës”, tha ai.
Forumi me temë “E Ardhmja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Pushteti dhe interesat”, do të vazhdojë me seanca të ndryshme me pjesë marrjen e zyrtarëve të 53 shteteve të ndryshme
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...