Presidenti Gjorgje Ivanov ka falur 25 të burgosur me rastin e Vitit të Ri. Lista është botuar sot në Gazetën Zyrtare. Në listë janë tre gra të dënuara të cilave iu reduktohet dënimi për gjashtë muaj.
Njëra prej tyre këtë vit falet për herë të dytë.
Në listë janë edhe 22 burra, prej të cilëve një të burgosuri nga Shkupi i reduktohet dënimi për 8 muaj.
Listat e personave të falur nga Presidenti janë kritikuar nga publiku për vite me radhë për mënyrën e çuditshme që të njëjtit të burgosur falen dy herë.
Këtë vit, pavarësisht përfundimeve të ekspertëve vendas dhe të huaj se kushtet e burgjeve janë katastrofike dhe të mbipopulluara, Ivanov fal vetëm 25 persona./dosier/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...