Ivanov e dënon sulmin në shtëpinë e Alfabetit në Manastir

16:05 | 7 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti Gjorge Ivanov ka dënuar aktin e dëmtimit të shtëpisë së Alfabetit në Manastir duke e quajtur si rast të izoluar dhe bëri thirrje që mos keqpërdoret nga partitë politike për qëllime përfitimi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov tha gjithashtu se shteti përballet me sfida dhe për këtë të gjithë institucionet dhe faktorët në Maqedoni janë përgjegjës për ndonjë provokim të tensioneve.

Nga kabineti i Ivanovit apelojnë deri tek institucionet që të veprojnë me maturi.

Ndaj kësaj vepre të shëmtuar ndaj shtëpisë së Alfabetit kanë reaguar edhe subjekte dhe institucione tjera.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme