Lidhur me informacionet e publikuara se një ndër drejtoritë të cilat do t’i takojnë LR pdsh-së është edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore yë Shqiptarë, nga ky institucion kanë reaguar duke kërkuar që të ndërpriten menjëherë akrobacionet politike, dhe instituti mos të jetë pjesë e pazarllëqeve të pista partiake – politike, pasi kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Hulumtuese- Shkencore dhe Statutin e ITSHKSH-së, si institucion shkencor – publik, që dhe si i tillë nuk e ka statusin e institucionit shtetëror – qeveritar.
“Partitë politike, si misionare të moszhvillimit të shoqërisë sonë, pasi shkatërruan të gjitha vlerat, tani iu kanë vërsulur shkatërrimit të autonomisë së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup! Me keqardhje, Instituti reagon ndaj informacioneve të publikuara sot në media, në të cilat thuhet se drejtimi i këtij institucioni është pjesë e ndarjes së posteve qeveritare, dhe se gjoja posti i drejtorit do t’i takojë LR- PDSH-së.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, kërkon që të ndërpriten menjëherë këto akrobacione politike, dhe mos të jetë pjesë e pazarllëqeve të pista partiake – politike, pasi kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Hulumtuese- Shkencore dhe Statutin e ITSHKSH-së, si institucion shkencor – publik, që dhe si i tillë nuk e ka statusin e institucionit shtetëror – qeveritar.
Me këtë rast, pyesim kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, se vallë a e kanë shtruar në ndarjen e posteve politike edhe ASHAM-in, universitetet publike dhe institutet tjera hulumtuese- shkencore, dhe a është kjo në frymën e depolitizimit të institucioneve publike, siç pretendonin para formimit të qeverisë.
Lidhur me tendencat për politizimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, do të njoftohen të gjitha misionet e huaja diplomatike në Maqedoni dhe organizatat joqeveritare”, thuhet në reagimin e ITSHKSH-së.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...