Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Nikolla Dimitrov sot kishte bisedë telefonike me shefin e diplomacisë italiane, Luigi Di Maio.
Di Maio uroi Dimitrovin për vendimin pozitiv për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se krahas momenteve të rënda në të cilën ndodhet vendi, dëshiron t’ju urojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për këtë sukses, njofton telegrafi maqedoni.
Dimitrov, sipas njoftimit të MPJ-së, falënderoi kolegun italian për përkrahjen e vazhdueshme, por edhe për vëmendjen dhe përkushtimin që Maqedonia e veriut e ka marrë nga Italia pikërisht në momentet më të vështira të pandemisë.
“Të urohet suksesi i miqve në kohën kur vet ju kaloni momente të vështira, është dëshmi për miqësinë mes Italisë dhe Maqedonisë”, vlerësoi Dimitrov.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...