Senati Italian ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Protokolli kishte kaluar në Dhomën e ulët të Kuvendit, por ratifikimi në Senat u shty për shkak të krizës politike, e cila u zgjidh me formimin e Qeverisës së Italisë.
Falënderim për ratifikimin ka shprehur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska nëpërmes profilit të saj në Facebook.
“Faleminderit Itali, Edhe një ratifikim të protokollit të NATO-s”, shkruan Sheqerinska.
Së bashku me Italinë deri më tani 23 shtete kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Pritjet janë që protokolli të ratifikohet nga të gjitha vendet dhe me këtë të anëtarësimi i plotë në NATO do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, e caktuar për 3 dhe 4 dhjetor në Londër./telegrafi
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...
Raportohet se Florian Marku është arrestuar sërish, kësaj ra...
Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike
Publikohet 11-shja startuese e Real Madridit për ndeshjen nd...
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...