Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në Itali, në një greminë në zonën e Acquasanta në të provincës së La Spezia.
Bëhet fjalë për 19- vjeçarin Fabiol Kycyku, i cili ishte deklaruar i zhdukur prej familjarëve qysh prej së dielës.
Ndërkohë viktima tjetër gjithashtu shqiptar, nuk është identifikuar ende.
Dyshohet se dy të rinjtë kanë gjetur vdekjen gjatë së dielës, teksa kanë rënë aksidentalisht në një greminë rreth 40 metra të thellë në rrugën që çon drejt zonës së Cinque Terre.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se në trupat e dy të rinjve të gjetur gjatë së mërkurës, nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga rënia prej lartësisë.
Lidhur me rrethanat e vdekjes së tyre policia ka nisur hetimet për të mësuar më shumë mbi çfarë ka ndodhur.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...