Teuta Arifi dhe stafi i saj duhet t’i përgjigjen opinionit përse është ndryshuar Plani Detal Urbanistik duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitim jo më pak se 200 milion euro.
Kështu ka theksuar deputeti i partisë Alternativa, Hisni Ismaili si reagim ndaj informacioneve të fundit se Komuna e Tetovës, vetëm një ditë pas votimit të Qeverisë së re, ka ndryshuar Planin Detal Urbanistik, duke i krijuar lehtësime biznesmenit serb.
Ismaili kërkoi përgjigje se me çfarë çmimi është bërë ky ndryshim, se kush janë përfituesit e vërtetë dhe pse Komuna e Tetovës realizon bashkëpunim të këtillë me persona që, siç tha ai, janë financues të agjendave antieuropiane dhe antiatlantike. Ismaili tha se opinioni meriton përgjigje nëse ato mjete do të shpenzohen për agjenda të këtilla dhe nëse po, çfarë e lidhë këtë qeveri dhe këtë staf drejtues të Komunës së Tetovës me këto agjenda.
Hisni Ismaili, deputet nga radhët e partisë Alternativa
“Duke e pasur një informacion të këtillë dhe duke e ditur se pronari i atij lokacioni është një person i njohur për agjendat antieuropiane dhe antiatlantike, shtrohet pyetja se mos ai ishte kumbara i formimit kësaj qeverie dhe a mos ky ishte çmimi që i bëri bashkë ata që gjatë fushatës parazgjedhore e shanin njëri-tjetrin? Përveç kësaj, znj. Teuta Arifi duhet të përgjigjet se kush është përfituesi më i madh i këtij biznesi dhe kujt i shërben ky biznes?”
Ismaili shtoi më tej se parime të tilla mbi të cilat siç theksoi do të funksionojë kjo qeveri dhe pushteti lokal në Tetovë, shpiejnë në konstatime se kjo qeverisje është zhyrtur në krim dhe korrupsion dhe e njejta punon fshehurazi për agjenda që siç tha ai, janë kundër interesave strategjike shqiptare dhe shtetërore.
Hisni Ismaili, deputet nga radhët e partisë Alternativa
“Nëse këto janë parimet mbi të cilat do të funksionojë kjo qeveri dhe pushteti i saj lokal në Tetovë, nuk mund të mos konstatojmë se qeverisja e binomit LSDM-BDI është e zhytur thellë në krim dhe korrupsion, ndërsa – më keq se kaq – ajo punon fshehurazi ose publikisht për agjenda që janë kundër interesave strategjike shqiptare dhe shtetërore”
Ditëve të fundit në opinion dolën informacione se Komuna e Tetovës, e menaxhuar nga BDI dhe LSDM, vetëm një ditë pasi që u votua qeveria e re e ka ndryshuar Planin Detal Urbanistik, duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitimin jo më pak se 200 milionë euro. /SHENJA/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë