Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sipas Institutit për Shëndet Publik e që ka të bëjë me periudhën prej 14 deri 20 shtator janë testuar 9.661 raste me coronavirus dhe kjo është një rritje prej 15.7 për qind në krahasim me javën e kaluar.
Janë regjistruar gjithsej 951 raste në 29 qytete në shtet që është për 34.9 për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve janë në Shkup me 27.4 për qind.
Përqindja e rasteve pozitive nga testimet është 9.8% apo 1.4% më shumë në krahasim me javën e kaluar. Mosha më e prekur është mosha mbi 60 vjet, ndërsa më pas vjen mosha 50-59 me 18.5%, 30-39 me 18.2%, 40-49 me 15.7% dhe 20-29 me 15.5. Përqindja më e vogël është regjistruar te fëmijët prej 0-9 me 3.9% dhe 10-19 me 59%.
Prej gjithsej rasteve të reja për këtë javë, 313 pacientë apo 32.9% kanë pasur kontakt me rast të vërtetuar.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe ka 48 raste të vdekjes, 21 më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 32 janë personi mbi 60 vjet, 8 janë të moshës 50-59, 4 të moshës 40-49, 3 të moshës 20-29 vjet dhe një rast 30-39.
Raporti i ISHP-së për gjendjen me coronavirusin ka të bëjë për periudhën prej 14-20.09.2020.
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?