Ish-ushtari UÇK-së ka një porosi për Tarçullovskin

22:42 | 26 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

“Ende ka maqedonase të ndershëm, të cilët deri në pikën e fundit të gjakut do të luftojnë që ky shtet të mbetet ashtu siç është”, deklaroi Johan Tarçullovski një ish-komandat i forcave të Maqedonisë i cili u akuzua edhe nga Tribunali i Hagës për krime kundër civilëve në fshatin Luboten të Shkupit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Azbi Nuredini duke i thënë Tarçullovskit, se ske nga kush e mbron Maqedoninë, sepse ne shqiptarët ishim këtu në Maqedonin UNITARE edhe atëherë kur ti me kriminelët e tu doje ta ndash, jemi këtu se ky shtet është po aq i yni sa edhe i juaji.

“Për fatin e keq tëndin Maqedoninë nuk ke me kë e ndan, as nga brenda, as nga jasht, kështu do jetë të paktën në shekullin 21! Shko në kishë lutju Zotit tënd që ti fal mëkatet e vrasjeve të civilëve Shqiptar të Lubetenit, sepse Haga nuk ti fali ata mëkate, edhe Zoti nuk do ti fal!”, ka porositur Nuredini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme