Ish-presidenti serb dhe kryetari i Partisë Social Demokrate në Serbi, Boris Tadiq e ka cilësuar si veprim të çuditshëm thirrjen e Vuçiqit për dialog të brendshëm në lidhje me Kosovën.
Tadiq kujtoi se dialogu nënkupton respektimin e opinioneve të ndryshme, dhe arriti në përfundim se vetë Vuçiqi sipas tij është njeriu i gabuar për të kërkuar zgjidhje për çështjen e Kosovës.
Ai beson se Vuçiqi e ka pranuar sistemin ligjor të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë sipas tij po bën deklarata mashtruese për “luftën e humbur”, për të sjellë një situatë që të gjithë herët a vonë ta kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur.
“Temat e Kosovës, dhe e dialogut, nuk është e qëndrueshme në kushtet e një lufte civile, dhe kur synohet poshtërimi i kundërshtarëve politikë”, tha Tadiq.
Ai tha se Serbia ka tema shumë më të domosdoshme për të diskutuar se për Kosovën, duke folur me theks të veçantë për tolerancën, gjendjen e punëtorëve, të mediave, arsimit, zhvillimit teknologjik etj.
Ish-presidenti i Serbisë, tha se “nuk dëshiron të bëhet pjesë e shfaqjeve teatrale, që kanë për qëllim të justifikojë vendimet e mëhershme për Kosovën”.
Tadiq theksoi se Serbia pas marrëveshjes së Brukselit, e ka pranuar sistemin ligjor të Kosovës në veri, dhe tani nuk ka kapacitet për të kontrolluar çdo gjë në Kosovë.
“Lideri i shtetit nuk ka të drejtë të tregojë se çfarë është e humbur”, tha ish-presidenti serb.
Sipas tij, shtetet e fuqishme perëndimore që e kanë njohur Kosovën, po kërkojnë nga Vuçiq, Daçiq e Nikoliq, që edhe Serbia ta bëj një gjë të tillë.
Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me kornizat në të cilat flasin përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, Tadiq shprehu mendimin se presidenti aktual serb, për shkak të trashëgimisë së rëndë në të kaluarën, ka pasur hapsirë të ngushtë për negociata.
“Vuçiq i cili bëri thirrje për vrasjen e muslimanëve, kishte synim për të pasur bashkëpunim më të madh me vendet e Perëndimit, kurse un kam pasur vijë të kuqe për disa tema, për këtë arsye edhe i humba zgjedhjet”, shtoi Tadiq.
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë në Kos...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...