Me dëgjimin e katër dëshmitarëve, ku është edhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend.
Gjyqtarja Dobrilla Kacarska njoftoi se në seancën e caktuar të enjten do të dëgjohen dëshmitarë ndërsa të premten Prokuroria do të propozojë dëshmi shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo potencoi se javën e ardhshme planifikohet që të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre të fillojnë me fjalët përfundimtare.
Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”./
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...