Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka thënë se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Në një intervistë për televizionin Sitel, i afërt me partinë VMRO DPMNE të Nikolla Gruevskit, Veljanovski tha se zgjedhja e Xhaferit është bërë në kundërshtim me rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe procedurat tjera ligjore.
“Zgjedhje e tij është bërë në mënyrë kontrabanduese, duke mos respektuar rregullat kuvendore. Nuk dihet as pjesëmarrja e deputetëve në votim. Procedura u zhvillua pas mbylljes së seancës. Nuk kishte as transmetim televiziv në kanalin kuvendor. Vendimi nuk mund të kalojë as në gazetë zyrtare që është kusht për zyrtarizimin e tij. Kështu që gjithçka që ka ndodhur është jolegjtime”, ka deklaruar Veljanovski duke përjashtuar çdo mundësi që t’ia dorëzojë kabinetin kryetarit të ri.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK