Ish-komandanti i UÇK-së del nga burgu i Idrizovës

10:28 | 8 Shtator 2017
Arbresh.info

Agim Krasniqi, ish-komandanti i UÇK-së sapo doli nga burgu i Idrizovës, i  cili është pritur nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë.

“Nuk na gëzon liria qe 10 vite qe na ëshë ba padrejtësia,, faleminderimi i takon veç të lumit Zot”, ka theksuar vëllai i tij, Ali Krasniqi, me rastin e lirimit.

Krasniqi përfundoi në burg në zgjedhjet e vitit 2008, me akuzat për parregullsi dhe shkaktim të incidenteve zgjedhore ishte ndër të vetmit me grupin e tij që vuajti dënim maksimal, informon INA.

Krasniqi atëkohë ishte pjesë e PDSH-së dhe angazhimi i tij maksimal ishte për votat e kësaj partie në terren. Por ditën e zgjedhjeve në orët e pasdites  ai u arrestua në një pritë të policisë.

Sot e kësaj dite ai kishte vuajtur dënimin maksimal. Por shumë bashkëluftëtarë të tij theksonin se ndaj Krasniqit po bëhej hakmarrje për shkak të rastit të Kondovës, kur grupi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së dy vite pas luftës u ngrit në këmbë në fshatin periferik të Shkupit, duke kërkuar trajtim të ushtarëve pas luftës dhe stop rasteve të montuara nga pushteti i asaj kohe i udhëhequr nga LSDM.

Pas shumë negociatave, grupi i Kondovës kishte bërë kompromisin, ku ishin përfshirë edhe themeluesi i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti.

Krasniqi një komandant rebel nuk ishte pajtuar thonë bashkëluftëtarë të tij me zhvillimet e pasluftës. Ai që në fillim ishte pozicionuar në PDSH, duke mos qenë i pajtuar me praninë e disa grupeve në BDI.

Ai në shumë dalje të tij shihej me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Relacionet e tyre ishin të mira dhe miqësore, sa që edhe gjatë burgut ka ekzistuar një raport i tillë.

Por lajmi i fundit i lirimit të tij nga burgu dhe pritja në Kondovë, është mirëpritur nga miqtë dhe bashkëpartiakët e tij. Ajo që ka shtuar kureshtjen dhe që është temë debati është takimi i tij në Kondovë menjëherë pas lirimit me kryetarin e ASH, Ziadin Sela dhe jo nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Disa portale kanë shkruar se Krasniqi kalon nga PDSH në ASH. (INA)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme