Ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Micheal Kirby ka deklaruar se qytetarët që protestuan në Beograd të dielën dukeshin si një masë e pakënaqur, por jo si një forcë e gatshme për të rrëzuar çdo qeveri.
“Kam parë zhgënjimin e qytetarëve. Nuk e di nëse dhuna ishte e sajuar – por duket se mes protestuesve kishte nga ata që donin të merrnin diçka më shumë prej saj”, ka theksuar Kirby.
Ai ka deklaruar se autoritetet serbe informacionet që marrin nga Rusia e marrin si të vërtetë të pamohueshme.
“Jam në dijeni se ambasadori rus dhe presidenti Vuçiq kanë biseduar. Rusët janë specialistë në përhapjen e dezinformatave dhe përmbajtjeve të rreme. Rebelët gjatë protestës mund të ishin kundërshtarë të parregullsive zgjedhore që ndodhën, por nuk përjashtohet që ata të ishin agjitatorë të cilët ishin futur nga Partia Progresive Serbe apo rusët”, ka theksuar ish diplomati amerikan për Zërin e Amerikës.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...