Ironizohet me funksionarët e BDI-së: Këto janë evropianët!

11:54 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Pas vrasjes së djeshme afër selisë së BDI-së në Reçicë të vogël, kanë reaguar një grup i madh i intelektualëve shqiptar e maqedonas, në pozitë dhe opozitë, transmeton Almakos.

Në mesin e tyre reagon edhe Biljana Vankovska, profesorësh universitare e cila ka ironizuar me funksionarët e BDI-së.

Si sinonim të ironisë, Vankovska përmend BDI-në dhe evropianët.

“Po, po këto ishin evropianët! Të mirë dhe të civilizuar, të lidhur me vlerat perëndimore dhe tolerancë. Prapë amnistoni”, shkruan Biljana Vankovska në profilin e saj në Facebook.

Përndryshe nga selia e BDI-së dje erdhën reagimet e para zyrtare duke u arsyetuar se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me vrasjen që ndodhi mbrëmë në Tetovë./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme