Google ADS

IPSH: Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

14:52 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Instituti për Shëndet Publik informon se është rritur numri i personave të prekur nga gripi.

Sipas të dhënave të fundit, 5660 persona të tjerë janë prekur nga gripi sezonal, që paraqet rritje prej 74 përqind

“Të gjithë përcaktuesit tregojnë aktivitet të shtuar të virusit të gripit. Kjo periudhë e vitit pritet të ketë trend rritës edhe në dy javët e ardhshme, pas së cilës presim që numri i rasteve të reja të stabilizohet dhe të fillojë të bjerë”, mjekja Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndetin Publik.

Deri më tani, janë raportuar tre raste të vdekjeve, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare dhe dy burra të moshës 50 dhe 85 vjeç. Tre të ndjerit nuk ishin të vaksinuar, u trajtuan me terapi antiretrovirale dhe kishin komorbiditete të shumta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni për sëmundje infektive monitoron rregullisht gjendjen e gripit në vend dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve, vizitat e pacientëve të shtruar në institucione shëndetësore publike janë të ndaluara me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të gripit.

Komisioni po monitoron gjithashtu situatën e fëmijëve të infektuar në shkolla dhe në varësi të vlerësimeve, do të propozojë masa dhe rekomandime të reja, sipas situatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme