Nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2016 investimet e huaja direkte sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) kapin shifrën totale prej 2.7 miliardë euro, ndërsa gjatë këtyre10 viteve më së shumti investime kanë ardhur nga Holanda, shkruan almakos.
Investimet e përgjithshme holandeze arrin vlerën prej 438 milionë euro, ndërkohë Franca është shteti që më shumti ka patur transfer parash drejt firmave amë në vlerë prej 146 milionë euro në 10 vitet e fundit.
Investimet e huaja direket vitin që lamë pas sipas BPM-së kapin shifrën totale prej rreth 455 milionë euro, edhe atë 319 milionë euro janë ri-investime të kapitali bazë, ndërsa investime direkte nga jashtë kapin shifrën prej 136.8 milionë euro, transmeton arbresh.info.
Investimet më të mëdha në vitin 2016 kanë ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Turqia, ndërkaq më së shumti transferim të parave gjatë vitin të kaluar ka patur drejt Bermudeve, në vlerë prej 67.3 milionë euro.
Shikuar sipas shteteve, vitin e kaluar investime të huaj në vlerë prej 40 milionë eurove kanë ardhur nga Gjermania, Holanda 28 milionë euro, Turqia 28 milionë euro, Bullgaria 16 milionë euro dhe Britania e Madhe me 15.9 milionë euro.
Ndërkohë, vitin e kaluar shikuar sipas veprimtarisë më së shumti është investuar në prodhimtari të tekstilit 52.15 milionë euro, për prodhimin e veturave dhe rimorkiove janë investuar 35.5 milionë euro, në ndërtimtari 20 milionë euro dhe në prodhimin e energjisë elektrike 16.5 milionë euro./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”