Me moton “Republikë për të gjithë”, Blerim Reka kandidat i pavarur po synon të udhëheqë me Maqedoninë Veriore. Në një intervistë për arbresh.info, Reka ka treguar se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë t’i hyjë kësaj gare.
“Vendosa t’i hyj kësaj gare për faktin se konsideroja se heshtja intelektuale dhe përmes statuseve nuk e ndryshon gjendjen. Mendova se në qaste të caktuara intelektualet duhet të hyjnë në politik. Edhe në statusin që e postova ditën e kandidaturës arsyeja ishte se fundja janë shtetarët ata që e shkruajnë historinë. Arsyeja e dytë ishte se në momentin kur shpalla kandidaturën ishin vetëm dy kandidat maqedonas dhe në një vend multietnik me shumicë shqiptare mendova se nuk do të ishte e drejtë mos të respektohet edhe mendimi shqiptarë dhe të ndërpritet praktika që shqiptarët të jenë vetëm votues dhe asnjëherë të fituar. Vendosa që të sfidoj dhe të shohë mendësinë maqedonase në këtë aspekt se sa janë te gatshëm edhe maqedonasit ta pranojnë një president shqiptar”.
Kandidati i pavarur shqiptar, thotë se është i entuziazmuar me përkrahjen e madhe të qytetarëve jo vetëm shqiptar në Maqedoni.
“Unë jam i befasuar me entuziazmin e shqiptarëve anekënd Maqedonisë në çdo tubim prania është masive dhe shihet dëshira e shqiptarëve për ndryshime. Edhe ata janë të lodhur nga gjyqësia selektive, janë të lodhur nga korrupsioni nga nepotizmi, nga tregtitë që bëhen tani me mandatin e Prokurorisë Speciale dhe ata dëshirojnë ndryshime sepse me të vërtet ky tranzicion komunist gati 30 vjeçar i ka lodhur. Unë shoh qe ata e mbështesin konceptin tim për shtet të se drejtës në vend që Maqedonia të përfundojë në shtet të zbrazur.”
E ndonëse është i vetmi kandidat shqiptarë për të marrë postin e Presidentit në Maqedoni, profesorin Blerim Reka janë duke e mbështetur vetëm dy parti opozitare shqiptare në ketë vend.
Lidhur më këtë profesori Reka, thotë se nuk do ta komentojë, ndërsa shton se beson që në ditën e votimit ndonëse jo zyrtarisht do të ketë vota edhe nga anëtarët e partive të cilat nuk janë duke e përkrahur.
“Zyrtarisht janë duke më përkrahur dy parti shqiptare këtu, unë jam i bindur se koncepti im për ‘Republikën për të gjithë’, do të jetë universal dhe do të jetë tërheqës edhe për anëtarët e partive të tjera. Edhe tash unë marr shumë mesazhe përkrahëse nga të gjithë qytetaret pa dallim përkatësie etnike. Jam i bindur se përpos anëtarësisë se dy partive që po më përkrahin do të ketë edhe anëtarë të partive që nuk po më përkrahin, por të cilët do ta votojnë numrin 1”.
E nëse zgjidhet President i Maqedonisë, Reka thotë t’i ketë tri fokuse kryesore me të marrë mandatin.
“Do të përpiqem që Maqedonia të jetë shteti i 30 anëtar i NATO-së. Do kërkoj që se pari këtu Qeveria të ngrit përqindjen në armatën, modernizimin e ushtrisë dhe e treta ta reformoj shërbimin e zbulimit të Armatës. Fokusi tjetër do të jetë fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE. Prioritet tjetër do të jetë problemet 0 me fqinjët. Ne i mbyllëm dy çështje me Greqinë dhe Bullgarinë, me Serbinë kemi një çështje tjetër”.
Në këtë intervistë , profesori Reka ka folur edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa nuk ka dashur të komentojë mos bashkimin e partive shqiptare në këto zgjedhje.
“Nuk i komentoj qëndrimet e partive politike shqiptare sigurisht se ata kanë menduar se është më mirë për ta dhe anëtarësinë e tyre që në vend të një kandidati shqiptarë ta votojnë një maqedonas. Unë vetëm do e përfundoja me një thënie popullore: ’Ranë këto zgjedhje dhe u pamë’.”
“Shqiptarët tash e 27 vite janë në një përpjekje për legjitimimin e statusit të tyre. Me marrëveshjen e Ohrit nuk u respektuan të gjitha ato çka ishin paraparë, si një kriter për realizimin e te drejtave në një mënyrë i vë vetës një limit kufizues për të drejtat e tona. Ne paguajmë 100% tatim ndërsa vetëm nëse jemi 20% ne mund të realizojmë të drejtat tona. Unë konsideroj se ka ardhur koha që koncepti i përqindjes të shkojë në histori në mënyrë që Shqiptaret të jenë të barabartat në veprimet e një shteti”.
Ndërsa në fund të intervistës, kandidati i vetëm shqiptarë që garon për të drejtuar me Zyrën e Presidentit në Maqedoninë Veriore, ka hapur arsyet se pse qytetarët duhet ta votojnë numrin 1.
“Sepse ofroj konceptin liberal, ofroj konceptin që s’ka frikë t’i thotë Kryeministrit e ka keq, kur e ka keq do të jem pa kompromis si Kryetar i shtetit. Sa herë të tregoj, t’i themi stop mafisë së shtetit. Nëse unë do të isha Prokuror do t’i arrestoja të gjithë ata që janë të përfshirë në afera korruptive dhe zhvatje të shtetit.”
Ndryshe raundi i parë i zgjedhjeve për President të Maqedonisë Veriore do të mbahet më 21 Prill./V.Selimi/Arbresh.info/
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...