Në pyetjen për interpelancën për zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Click plus tha se si opozitë do të mbështesin çdo iniciativë për interpelancë.
“Është jo normale të mos votojë për interpelancë të ngritur nga një parti opozitare. Ne jemi parti opozitare dhe do të duhej ta mbështesim çdo iniciativë për interpelancë”, deklaroi Sela.
Dje partia opozitare VMRO – DPMNE ka ngritur interpelancë për zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. Si arsye të parë deputetët e VMRO – DPMNE-së e theksojnë raportin e Dimitrovit ndaj Kuvendit, përkatësisht se edhe përkrah obligimit kushtetues se një anëtar i Qeveri përgjigjet për punën e vet para Kuvendit, zëvendëskryeministri ka refuzuar dy herë ftesat që të merr pjesë në seancë të Komisionit për Punë të Jashtme në lidhje me raportet maqedono – bullgare.
Nga LSDM janë përgjigjur se interpelanca do të jetë disfatë e re për VMRO – DPMNE-në dhe Hristijan Mickoskin. Socialdemokratët vlerësojnë se kjo është vetëm vazhdimësi e destruktivitetit dhe dëshpërimit të partisë opozitare.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...