Kryeministri Zoran Zaev përgjatë kësaj jave do të vizitojë Sofjen. Kjo u dakordua në takimin e djeshëm me presidentin bullgar Rumen Radev në korniza të Samitit të NATO-s në Bruksel, i cili u përqendrua në perspektivën e arritjes së hapit të vërtetë përpara në procesin e integrimit evropian të vendit.
Vizita e Zaevit në Sofje do të bëhet një javë para takimit të Këshillit të BE-së më 24 dhe 25 qershor, kur duhet të presim vendim nëse dhe kur konferenca ndërqeveritare Maqedoni e Veriut – BE dhe vendi do të fillojnë negociatat me BE-në.
Siç citohet në kumtesën e djeshme të shërbimit për shtyp qeveritar, presidenti bullgar Radev e nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme dhe principiele për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe pritjen e Bullgarisë për dialog politik aktiv dhe të menjëhershëm nëpër të cilat do të zgjidhen çështjet e hapura në marrëdhëniet e ndërsjella.
“Rumen Radev dhe Zoran Zaev e theksuan shenjën pozitive në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, që shefat e shteteve të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e arritën me vizitën e tyre të përbashkët në maj në Romë dhe Vatikan, që t’u japin respekt vëllezërve Shën Cirili e Metodi”, potencohet në kumtesë.
Në takim, siç citohet, është theksuar vullneti i përbashkët për arritje të rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për plotësimin e pritjeve të qytetarëve në të dy vendet.
Partneriteti bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe mundësia për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e stërvitjes ushtarake dhe këmbimit të kadetëve ndërmjet dy vendeve, gjithashtu ishte pjesë e temave për të cilat në Bruksel kanë biseduar kryeministri Zaev dhe presidenti bullgar Radev.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë, Gjeorgji Panajotov.
Kryeministri Zoran Zaev, në margjinat e Samitit të NATO-s në Bruksel, realizoi takim edhe me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, në të cilën shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në procesin e eurointegrimit të vendit tonë, e cila edhe njëherë ishte riafirmuar në sesionin e fundit të procesit Bërdo-Brioni me deklaratën për vlerën e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Zaev i ka vlerësuar si të jashtëzakonshme përpjekjet e kryesimit të Portugalisë me Këshillin Evropian dhe propozimin e ofruar të zhbllokohet procesi inkuadrues për vendin tonë dhe ka theksuar se vendimet e propozuara i kanë elementet e nevojshme të vazhdojë dialogu Shkup-Sofje dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në si një hap drejt plotësimit të rekomandimit pa kusht për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, si interes i përbashkët i këtij takimi, të dy kryeministrat shprehën gatishmëri t’i përshpejtojnë përgatitjet edhe për seancën e parë të përbashkët të qeverive nga të dy vendet, nga e cila pritet të nxitet potenciali i lidhjeve ekonomike, si dhe interesi dhe gatishmëria e bashkësive afariste të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë për bashkëpunim më dinamik”, informojnë nga Qeveria.
Në takimin, në të cilin morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është theksuar kënaqësia që interesi për investime në bashkësinë afariste sllovene është kahëzuar drejt nxitjes së bashkëpunimit në fushën e sistemit bankar, bujqësisë, mjedisit jetësor, energjisë, digjitalizimit, turizmit, veçanërisht në shfrytëzimin e ujërave termal, që përkon edhe me interesat e Maqedonisë së Veriut për zhvillim strategjik në këto fusha.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të Samitit të liderëve në NATO të vendeve anëtare të Aleancës, realizoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës Sigrid Kaag, që njëherazi është edhe takimi i parë në mes tyre, që kur Kaag ka marrë funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës.
Siç theksohet në kumtesë, të dy ministrat përkundër sfidave të sigurisë biseduan edhe për dosjen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti për mundësitë e rrumbullakimit të Këshillit për nisjen e bisedimeve gjatë kohës së presidencës portugeze. Ministrja Kaag në këtë rast theksoi se Holanda e mbështet propozimin portugez për kapërcimin e problemit me Bullgarinë.
Me këtë rast, Ministri Osmani e përshëndeti principin holandez “të rreptë dhe fer” që ndihmon shumë në zbatimin e agjendës reformuese dhe zbatimin e standardeve evropiane, në drejtim të ambicieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kaag përshëndeti rezultatet e arritura, me qëllim përforcimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës, me ç’rast e theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të standardeve evropiane në kontinuitet dhe qëllimet për reforma, duke i dhënë mbështetje perspektivave eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me besimin që së shpejti edhe formalisht do të fillojnë bisedimet për aderim në BE.
Holanda numërohet në mesin e donatorëve më të mëdhenj në vendin tonë që paraqet kontribut të jashtëzakonshëm në kontributin për progresin në përgjithësi, si dhe perspektiva evropiane e vendit në këtë kontekst. Ministri Osmani e falënderoi për mbështetjen parimore dhe të pa hamendshme nga Holanda për integrimin evropian të vendit tonë, veçanërisht përmes mbështetjes së gjyqësorit, reformave në administratën publike dhe afrimin drejt legjislacionit evropian.
Në vazhdim, të dy ministrat shkëmbyen mendime, propozime dhe sugjerime për avancimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, duke vendos theks të veçantë në interesin dhe nevojën e përforcimit të bashkëpunimit ekonomik, përmes identifikimit të mundësive eventuale për investuesit dhe intensifikimit të shkëmbimit tregtar.
Në Shkup, ndërkohë, Instituti për demokraci “Societas Civilis”, Rrjeti Politicon (PIN) dhe Qendra për Politikë Bashkëkohore (QPB) organizuan debat mbi temën “Përforcimi i sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor: Mjetet e vjetra për rregulla të reja?”. U theksua se në vend që të shpiken kritere individuale të posaçme për Ballkanin Perëndimor, është e nevojshme të synohet që vendet në rajon të përfshihen në mekanizmat ekzistues në nivelin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përcaktohet niveli i gatishmërisë së këto vende. të BE-së. U theksua se angazhim më i madh i BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor është i nevojshëm për të arritur sukses të dukshëm.
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...