Qeveria e Maqedonisë duhet të zbatojnë politika që nxisin integrim dhe mirëkuptim ndërmjet bashkësive etnike dhe të promovojnë kohezion shoqëror, duke e mbrojtur shumëllojshmërinë, tha në konferencën për shtyp komisari për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, Nils Muižnieks, i cili qëndron në vizitë pesë ditore në Maqedoni.
Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit ka vendosur fund të konfliktit të vitit 2001 dhe ka sjellë ndryshime në disa fusha, si përfaqësimi i bashkësive etnike, decentralizimi dhe përdorimi i gjuhëve, por kohezioni shoqëror nuk është arritur, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Shoqëria e Maqedonisë mbetet e ndarë thellë në baza etnike dhe gjuhësore dhe është koha që liderët politik të krijojnë strategji për integrimin, për tejkalimin e këtyre ndarjeve”, thotë Muižnieks.
Mjedisi i përgjithshëm në lidhje me të drejtat e njeriut në Maqedoni, sipas tij është pozitive, ndësa Qeveria përcjell shumë porosi të bashkëjetesës së bashkësive etnike. Sipas tij, fëmijët në Maqedoni vonë fillojnë të mësojnë gjuhët e shoqërive tjera dhe apeloi që të përpunohen politika sistematike dhe afatgjata për shmangie të ndarjeve mes fëmijëve nga bashkësitë e ndryshm etnike në sistemin arsimor./Telegrafi/
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë