Inspektorati kundër zjarrit me asistencë të policisë ka mbyllur tre institucione të komunës së Preshevës themelues i së cilave është Kuvendi Komunal i Preshevës: Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, Biblioteka “Mehmet Isufi” dhe Radiotelevizioni “Presheva”.
Një rast i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në komunën e Preshevës.
Siç merr vesh rtvpresheva.com inspektorati kundër zjarrit nga Vranja i kishte dërguar shkresë drejtorisë së Shtëpisë së Kulturës që në afat të caktuar kohorë të përpilojë projektin kundër zjarrit, të cilin projekt duhet ta ketë çdo institucion.
Mirëpo, sipas inspektorëve, drejtoria e Shtëpisë së Kulturës nuk e kishte përpiluar këtë projekt dhe si rrjedhojë pasoi vënia e bllombës të dyerve të Shtëpisë së Kulturës por edhe dy institucioneve tjera të cilat funksionojnë në objektin e Shtëpisë së Kulturës, Rtv Presheva dhe Biblioteka.
Kurse për Radiotelevizionin Presheva kjo është edhe një goditje e radhës pasi që ka gati një vit që nuk financohet nga Komuna e Preshevës, kurse tani i duhet pa fajin e saj të ballafaqohet edhe me këtë problematikë.
Dyert e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” janë të mbyllura me bllombë, e se kur do të rihapen askush nuk di të përgjigjet.
Sot ishte paraparë të mbahet Festivali i fotografisë “Pre Foto” i cili është një festival ndërkombëtar dhe mjaft i rëndësishëm për komunën e Preshevës. Mysafir të shumtë nga Gjermania, Holanda, Britania e Madhe, Franca, etj tani më vetëm kanë ardhur në Preshevë për pjesëmarrje në festival por duke qenë të mbyllura dyert e Shtëpisë së Kulturës nuk dihet se ku do të mbahet apo do të anulohet ky festival.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...