Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor (ISHSSH) ka kryer dy kontrolle inspektimi në Kumanovë me çka ka konstatuar disa parregullsi. Gjatë kontrollit të parë është konstatuar se edhe testi i parë dhe i dytë i personave nga Shtabi i krizës në Kumanovë, janë bërë pa anketë të rregullt dhe të detyrueshëm epidemiologjik nga ana e epidemiologut. Poashtu është konstatuar se strishot nuk janë marrë në hapësirat e Qendrës për shëndet publik, por në ndërtesën e komunës së Kumanovës.
“Gjatë testimit të parë janë marrë strisho nga 28 persona dhe të gjithë rezultuan negativë. Gjatë testimit të dytë janë marrë 38 strisho, ku ndaj pesë personave kanë rezultuar pozitivë. Janë dhënë vendime për 37 kontakte. Edhe në testin e parë më 26 mars dhe në të dytin më 12 prill, të gjitha testet janë regjistruar si skrining, pa një studim të detyrueshëm epidemiologjik nga ana e epidemiologut. Edhe pas deklarimit të epidemiologut që kreu këtë test, kemi deklaratë se me urdhër të tij dhe perceptimit të tij, ka bërë skrining për arsye të asaj që jepet në deklaratë. Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e nenit 27 të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive i cili thotë se skriningu nuk mund të kryhet pa lejen e ministrit, që do të thotë se është konstatuar një shkelje deri tani”, tha sot drejtoresha e ISHSSH-së, Irinka Sotirova Buhova në konferencën onlajn për shtyp.
Shkelja e dytë, sipas saj është marrja e strishove në një hapësirë joadekuate. Ata janë marrë në ambientet e komunës së Kumanovës që është në kundërshtim me protokollet.
“Strishot e personave të dyshimtë për indikacion, anketim epidemiologjik dhe simptoma merren ekskluzivisht në ambientet e Qendrës për shëndet publik. Çdo pikë ku merren strishot patjetër duhet së pari të merret leje nga Ministria e Shëndetësisë”, sqaron tutje Sotirova Buhova.
Ajo informoi se për shkak të këtyre dy shkeljeve është në rrjedhë procedura për kontroll të jashtëzakonshëm profesional.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...