Google ADS

Inspektorati i punës dhe LOE-ja së bashku kundër ekonomisë së zezë

15:17 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ekonomia e zezë edhe ndryshimi i shpeshtë i teksteve ligjore, ende paraqesin një prej çështjeve më të ashpra për komunitetin e biznesit. Siç u tha në konferencën e sotme për shtyp të Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), të gjithë, nën kushte të njëjta duhet të marrin pjesë në sistemin e shtetit, dhe jo të gjejnë mënyra për ta mënjanuar.

“Lufta kundër ekonomisë së zezë është një prej punëve kryesore të cilën e realizojmë. Kjo është një plagë kancerogjene për çdo shoqëri dhe arsye kryesore për prishjen e punës të shumë sipërmarrësve të mirë. Por, ende ka ndryshime të shpeshta të dispozitave ligjore, për shkak të cilave ndonjëherë punëdhënësit nuk mund të gjenden. Këtu jemi ne të ndihmojmë në pjesën edukative”, tha drejtori i Inspektoratit të punës, Alajdin Avziu, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me LOE-në.

Mes tjerash nga LOE-ja, porositën se përqindja e ekonomisë së zezë mund të zvogëlohet nëse shërbimet e inspektimit ndërtojnë partneritet me sektorin privat.

“Para se gjithash inspektorati duhet të veprojë në mënyrë edukative, të jetë i shpejtë, efikas dhe i drejtë ndaj kompanive, gjegjësisht transparent dhe i kualifikuar për të miratuar vendime të mbështetura në dëshmi. Inspektorati shtetëror i punës është shembull pozitiv, për shkak se në luftën e përbashkët me ekonominë e zezë, është institucioni i vetëm të cilën e dimë se shqipton gjoba sipas Ligjit për ndalesë të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar, e cila për momentin është mekanizmi më i thjeshtë tek ne, të cilin e shfrytëzojmë për ballafaqim me ekonominë e zezë”, tha nënkryetarja e LOE-së, Gabriella Kulebanova.

Ndryshe, ajo tha theksoi se ekonoMEDIAL e zezë dhe konkurrenca jolojale e frenojnë zhvillimin, jo vetëm të ekonomisë, por edhe të shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme