22 vjeçari vjeçari, Florim Misini i cili pas incidentit të armatosur në Reçicë të Vogël është dërguar në Qendrën Urgjente të Shkupit, është jashtë rrezikut për jetë.
Klinika për Anestezion, Reanimin dhe Mjekim Intensiv ka bërë ndërhyrje dhe mjekët kanë arritur ta kryejnë me sukses, njofton Portalb.mk.
Ata thonë se Misini është sjellë nga Klinika me lëndime serioze dhe të rrezikshme për jetën.
“Pardje rreth orës 19:30 është pranuar pacienti 22 vjeçar. I janë kryer procedurat diagnostifikuese gjatë së cilës është konstatuar se ka lëndime në arterjen e majtë aksilare. Lëndimi është kuruar me ndërhyrje operative. Pacienti është në gjendje të përmirësimit nga lëndimi”, thonë nga Klinika.
Gjatë incidentit të armatosur, ka humbur jetën një person, ndërkaq dy të tjerë kanë pasur lëndime. Në ndërkohë, policia ka kumtuar se rasti është pastruar dhe se është dorëzuar padi penale kundër 12 personave. Të gjithëve u është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...