Para pak çastesh ka ndodhur një incident i armatosur në Reçicë të Tetovës, me ç’rast një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.
Personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur S.R. gjithashtu nga Kumanova. Gjatë incidentit i plagosur ka mbetur edhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje.
Raportohet se forca të mëdha policore janë vënë në kërkim të autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Deri në këto momente nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
Rreth incidentit në fjalë ka reaguar BDI-ja duke përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë çdo lidhshmëri me incidentin në fjalë.
“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së./Alsat-M
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...