Importi i rrymës së lirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave udhëheq Maqedonia e Veriut, paraqet rrezik për ambiciet evropiane për uljen e emitimit të CO2 në BE, si dhe në rajon, paralajmëron tink tenku britanik, Sendbeg, në raportin e tij të fundit.
Në Bashkimin Evropian sistemi i shkëmbimit të kuotave të emitimeve i njohur si ETS ka për qëllim që t’i nxisë vendet anëtare që t’i ulin emitimet e dëmshme.
Ky sistem kompleks iu mundëson vendeve dhe kompanive që t’i zëvendësojnë emitimet me numër të kufizuar të kredive për projekte të cilat kursejnë emitime kudo në botë dhe me atë ta kompensojnë atë që e lëshojnë në ajër. Sistemi duhet të kontribuojë për arritjen e neutralitetit klimatik në vitin 2050, gjegjësisht zero emitime të dëmshme në BE.
Por, sipas raportit të fundit të Sendbeg, vendet anëtare e rrumbullakojnë sistemin dhe gjithnjë e më shumë blejnë rrymë të prodhuar në termocentralet e qymyrit nga vendet fqinje si Turqia, Ukraina, Maroku dhe Ballkani Perëndimor.
Të dhënat e raportit tregojnë se Maqedonia e Veriut udhëheq në rajon në lidhje me eksportin e rrymës, ndërsa blerës kryesorë janë Greqia dhe Bullgaria.
Asnjë nga këto vende nuk ka vendosur tarifa për qymyr, me çka, paralajmëron organizata “komprometohet ulja e emitimeve të BE-së dhe inkurajohet përdorimi i qymyrit në vendet fqinje të cilat do të bëhen “parajsë në det të hapur” për qymyrin, qëndron në raport.
BE-ja rregullisht i paralajmëron se gjashtëmbëdhjetë termocentralet e qymyrit në rajon ndotin aq sa 250 termocentrale të Unionit.
Neto importi i rrymës është rritur prej 3 deri në 21 tonë vat në orë (TWh) ndërmjet vitit 2017 dhe 2019.
Ekspertët nga ky tink tenk kanë përllogaritur se rryma e importuar kishte lëshuar 26 milionë tonë CO2 në ajër, përderisa po të prodhohej ajo rrymë në vendet anëtare të BE-së emitimet do të ishin më të vogla për 11 tonë, sepse rrjetet elektrike në BE ndotin më pak.
Në mënyrë shtesë, nëse emitimet e importuara ishin mbuluar me sistemin e kuotave për CO2 të BE-së kjo do të nënkuptonte 630 milionë euro të ardhura më të mëdha për Unionin.
Kjo rrymë e importuar e “pa tatimuar” e prodhuar me qymyr siç e quan Sendbek rrezikon që të ritet në të ardhmen.
“Është paraparë që të rritet kapaciteti për lidhje për 31 për qind ndërmjet BE-së dhe vendeve të treta, kjo në mënyrë shtesë do t’i ekspozojë tregjet e rrymës së BE-së në import. Pesëmbëdhjetë për qind e këtij ekspansioni do të jetë në Ballkanin Perëndimor ku gjenden termocentralet të cilat më së shumti ndotin në Evropë, alarmon Sendbek dhe përkujton se është planifikuar ndërtim i termocentraleve të reja të qymyrit në vitet e ardhshme në Turqi, Egjipt, Bosnje dhe Serbi.
Vendet e BE-së të cilat më së shumti importojnë nga vende të treta janë Finlanda, Greqia dhe Kroacia edhe krahas asaj që të kenë plane ambicioze për dekarbonizim, gjegjësisht planifikojnë të tërësisht ta heqin qymyrin deri në vitin 2030. Megjithatë, do të mbeten në importin e rrymës nga termocentrale të qymyrit të cilët ndotin dhe me këtë de fakto i rrezikojnë edhe ambiciet nacionale dhe evropiane për dekarbonizim dhe neutralitet klimatik.
Vendet e Ballkanit Perëndimor më së shumti eksportojnë në Greqi, Bullgari, Rumani, Kroaci dhe Hungari.
Rrjedhat më të mëdha janë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë me 2,7 TWh dhe Bosnjës e Hercegovinës me 1,6 përderisa në vetë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Bullgarisë me 1,8 TWh dhe Bullgarisë dhe Serbisë (1,3).
“Edhe krahas asaj që është neto importues i rrymës për nga vëllimi, Ballkani Perëndimor është neto eksportues i CO2 emitimeve në BE. Vlerësojmë se 6,3 tonë vat në orë të eksportuara në BE nga ana e Ballkanit Perëndimor lëshojmë njëzet për qind CO2 nga importi gjithëpërfshirës i rrymës”, shkruan në raport.
Vendet e rajonit planifikojnë t’i rrisin kapacitetet e tyre të qymyrit pa plan për përfshirje të resurseve të rinovueshme.
“Emitimet e Maqedonisë së Veriut rriten sipas të gjitha skenarëve, nuk kanë target për rrymë të rinovueshme, për momentin blejnë 23 për qind. Kështu që supozohet se burimet fosile do të vazhdojnë të dominojnë më së paku deri në vitin 2025”, paralajmëron organizata.
Duke pasur parasysh këto të dhëna, Sendbeg i bën thirrje BE-së që të zbatojë taksë karboni të importit të rrymës nga vende të treta dhe me këtë të tregojë besueshmëri drejtë politikës së tij klimatike dhe të pengojë delokalizim të emitimeve nga sektori elektrik, njëkohësisht duke i nxitur vendet fqinje që të zbatojnë dekarbonizim serioz dhe ta harmonizojnë politikën e tyre me atë të BE-së./AIM/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...