Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se ilaçi “Remdesivir” për mjekimin e virusit COVID-19 është gjithashtu i disponueshëm në Maqedoni, por nuk është për përdorim të gjerë, por përdoret vetëm për mjekim spitalor.
“Duhet të kemi parasysh që kjo lloj terapie jepet në një ambient spitalor dhe se është ilaç që jepet nën tregues të rreptë të një prej formave të sëmundjes që mund të shfaqet te pacientët, por jo te të gjitha.
Ne kemi “Remdesivir” dhe “Favipiravir”. Me ndihmën e një kredie nga Banka Botërore, kur ligji të miratohet në Kuvend, një shumë shtesë do të blihet për të gjithë vitin e ardhshëm 2021. Por këto nuk janë ilaçe që jepen jashtë spitaleve”, tha Filipçe./Telegrafi/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024