Procedura parahetimore tre-mujore e Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar për arratisjen e Gruevskit nuk dha rezultate konkrete. Nuk ka konstatuar përgjegjësi penale tek asnjë institucion.
Lëshime ka – por, as ato nuk janë të potencuar saktësisht se ku: nëse janë në Ministrinë e Brendshme, në Prokurori apo në Gjykatë?
Ky njoftim nga Prokuroria vjen vetëm disa ditë pas një interviste publike të Nikolla Gruevskit nga Budapesti, ku publikisht dhe me një dozë cinizmi, i nxiti institucionet maqedonase për të gjetur se si është largua nga vendi. Por edhe pas 3 muajve, misteri mbetet i pazgjidhur – kur dhe si i iku drejtësisë.
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se raporti i prokurorisë nuk përjashton përgjegjësi penale. Ka indikacione për ndihmë tek më shumë persona të punësuar jo vetëm në MPB, por edhe jashtë të cilët pretendohet se kanë qenë logjistikë për arratisjen. Por, pranon se rasti me Gruevskin tregon dobësi në funksionimin e sistemit dhe gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme politike në Qeveri. Ndërsa, përveç përgjegjësisë penale, analistët rikujtojnë se ekziston edhe përgjegjësi morale dhe politike tek zyrtarët e lartë me institucionet që i udhëheqin, pavarësisht nëse është Prokuroria Publike, Ministria e Brendshme apo Gjykata.
“Ne siç duket jemi ende larg krijimit të një shteti ligjor në të cilin do të funksionojë ligji, kur vetë institucionet vazhdojnë të mbrohen vazhdimisht kundër të gjitha normave normale, njerëzore, morale, nëse doni edhe rregulla ligjore dhe qeverisje”, tha Ljubomir Gjurçevski – ish shefi i Byrosë së Sigurisë Publike
Megjithatë, Gjurçevski thotë se prokuroria nuk mundet dhe nuk guxon në asnjë moment të heqë dorë nga kryerja e veprimeve parahetimore dhe mbledhjen e informacioneve operative, me qëllim që të përcaktojë çfarëdo përgjegjësie për arratisjen e suksesshme të Gruevskit./alsat
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...