Gjatë javës së kaluar në Shkup, një pronar i këmbimores në lagjen Kisella Voda ka vrarë dy grabitësit në tentative që t’a grabisin me dhunë.
Për një javë, policia nuk ka mundur të identifikojë viktimën e dytë i cili sipas Prokurorisë Themelore Publike është shtetas i Sërbisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Identiteti i personit të parë nga grabitja e këmbimores në Kisella Voda u gjet kurse tani në bashkëpunim me MPB-në është identifikuar edhe personi i dytë. Bëhet fjalë për qytetar të Serbisë, i cili edhe më herët ka qenë i njohur për policië.
Personi i parë i identifikuar ka qenë shtetas i Maqedonisë, i burgosur ndërkohë por që nuk është kthyer në burg prej muajit mars, kur ishte lëshuar në pushim të fundjavës. Ndërkohë, nga marsi e derisa të vritej, ai ka kryer dhjetëra vepra penale, vjedhje dhe kërcënime nëpër lokalitete të ndryshme të Maqedonisë. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...